Humbja në derbi tronditi jo pak ambientin në shtëpinë e kuqe, një humbje e cila nuk u prit aspak mirë pasi erdhi në momentin më të papërshtatshëm, përballë një rivali që ishte me një trajner emergjent dhe në një formë jo të mirë.

Lerda Mehmeti
Lerda Mehmeti

Franko Lerda do të kujtohet pikërisht për këtë detaj, si trajneri i cili i prishi ecurinë rekord të Partizanit në derbin e kryeqytetit, do të kujtohet për përplasjet e tij të vazhdueshme thuajse me çdo bashkëpunëtor apo lojtar që mendonte ndryshe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Italiani tashmë është thjeshtë një kujtim i hidhur pasi Partizani ka nisur punën për pjesën e mbetur të këtij viti duke i besuar stolin dyshes Kalari-Tomorri, një zgjedhje provizore, një taktik për të fituar më shumë kohë në mënyrë që të mos gabojnë me trajnerin e ri. Është folur shumë që pasuesi i Franko Lerdës mund të jetë Orges Shehi, ish portier i Partizanit, ish trajner i Skënderbeut.

Shehi
Shehi

I ftuar në Sport News Plus, Shehi me diplomaci nuk mohoi kontaktet e as nuk e përjashtoi veten si opsion por për momentin nuk ka asgjë konkrete: “Në futboll merkato e futbollistëve është 2 herë, kurse trajnerët e kanë merkaton e hapur. Unë për etikë dhe për respekt të të gjithëve, do të doja të mos flisja për këtë rast, por deri sa nuk është asgjë konkrete, mendoj që nuk ia vlen të flas”, u shpreh Shehi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb