“Sunny Hill Festival” përpos artistëve të njohur, ka bërë bashkë edhe Sara Hoxhën me Dua Lipën.

Partnerja e Ledri Vulës është komentuar dhe “gjykuar”, për rapostin e saj me yllin botëror që njëkohësisht është edhe ish e dashura e Ledri Vulës.

Por, njerëzit flasin, Sara vazhdon përpara. Blogerja nuk është stepur aspak nga komentet që qarkullojnë duke shfrytëzuar rastet për tu takuar me Dua Lipën. Siç ka ndodhur edhe në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival”, ku kanë qenë të pranishme të dyja.

Sara Hoxha ka pozuar krah Dua Lipës dhe foton e ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Blogerja e ka shoqëruar këtë imazh me një zemër të bardhë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që edhe mbremjen e parë të festivalit, kur performoi Dua Lipa, Sara ishte aty në mbështetje të Ledri Vulës dhe jo vetëm. Ajo ndau me ndjekësit edhenjë foto ku dukej Dua në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha e la gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale, duke habitur jo pak fansat e tyre. /Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: