TIRANA

Policia ka zbarkuar në kompaninë ‘Masabi Fruits’ në Kombinat të Tiranës ku pritej të shkonte konteineri me 143 kg kokainë nga Ekuadori.

Në fakt konteineri u bllokua në portin e Durrës, dhe nuk mbërriti dot në destinacion.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb foto nga kontrollet në ambientet e kompanisë, teksa shihet se Policia po kontrollon me qen antidrogë.

Dy administratorët e firmës, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti janë arrestuar tashmë për ngarkesën pasi konteineri me banane ishte i tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb