KF Partizani ka testuar për COVID-19 të gjithë ekipin dhe stafin pasi Dejan Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitivë mbrëmjen e kaluar.

Në fakt edhe testimet për ekipin dhe stafin u kryen mbrëmjen e kaluar kurse nuk dihet ende nëse derbi me Tiranën do të luhet ende apo jo.

Klubi i kuq njofton se ndeshja me KF Tiranën është në program ende, por ajo do të varret nga rezultatet e testimeve të lojtarëve të tjerë pasi Boldor dhe Ferati e humbën shansin të jenë në derbi dhe do të qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

 

STATUSI NGA KF PARTIZANI

NJOFTIM

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb