Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit kthehet në normalitet pas zjarrit të rënë sot pak pas mesdite. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në urgjencë ka rinisur puna dhe pacientët janë kthyer në dhomat e shtretërit e tyre. Gjithashtu dhe stafi po vijon punën pranë të sëmurëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zjarri ra në repartin e grafisë së Urgjencës, ndërsa janë evakuuar menjëherë 7 pacientët që ndodheshin aty të cilët janë transferuar në reparte të tjera dhe situata është qetësuar.

Ndërkohë, në një reagim të shkurtër, edhe Policia e Durrësit njofton se “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: