Nga këmbë që vijnë erë e deri tek trupa të zhveshur, këto foto do t’ju  tregojnë se në çfarë situatash të vështira do të gjendeni ndonjëherë nëse keni vendosur të vizitoni një vend tjetër.

Në sediljet pranë vendit ku do uleni nuk do shihni gjithmonë, njerëz të veshur mirë e të parfumosur. Mund të ketë edhe nga ata që do t’jua bënin udhëtimin një ferr të vërtetë, dhe e vetmja gjë që mund të bëni është të prisni me padurim mbërritjen në destinacion.

Fotot janë të bëra nga vetë pasagjerët, të cilëve u ka rënë fati i keq të qëllojnë pranë këtyre njerëzve të shkujdesur. Prandaj para se të udhëtoni përveç se të luteni që udhëtimi të shkojë mbarë, lutuni edhe për ata që do t’ju bien afër.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: