Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë, por edhe hedhja e mbeturinave nëpër kanale vaditëse e kulluese, ka bërë që një nga fushat më pjellore në Shqipëri, ajo e Domosdovës të lihet djerrë.

Bashkia e Prrenjasit, veç vënies në punë të kanaleve vaditëse, tashmë është duke punuar për pastrimin e kanaleve kulluese. Deri tani janë pastruar 14 km kanale ndërsa puna vijon.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba inspektuan vijimin e punimeve në Fushën e Domosdovës.

Në fjalën e tij, Balla tha se më në fund Bashkia e Belshit është totalisht në punë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Fusha e Domosdovës është një nga fushat më pjellore në vend, por degradimi i kanaleve kulluese kishin bërë që kjo fushë të mos punohej pasi përmbytjej çdo vit.
Kanalet vaditëse dhe ato kulluese kanë qenë në vëmendje të bashkisë Prrenjas, ndërkohë puna vijon dhe dua t’i garantoj banorët që, më në fund, Bashkia e Prrenjasit, pas shumë vitesh, është në punë”, tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu Balla në fjalën e tij u bëri apel banorëve për një ndërgjegjësim më të madh për hedhjen e mbetjeve urbane, pasi një pjesë e mirë e kanaleve kulluese janë bllokuar për këtë arsye.

“Është shumë e rëndësishme që banorët të sensibilizohen për të mos hedhur mbetje në kanale. Ky është një krim mjedisor dhe është i papranueshëm. Bashkia e Prrenjasit do të subvencionohet nga Qeveria Shqiptare që të dërgojë mbetjet urbane në inceneratorin e Elbasanit. Jemi me fat që në Elbasan është një teknologji e tillë e trajtimit të mbetjeve urbane”, deklaroi Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Belba gjatë fjalës së tij vuri në dukje se pastrimi i kanaleve kulluese është kërkuar për vite me radhë nga banorët dhe më në fund investimi është në punë e sipër.

Vetë banorët pranojë se tokat ishin lënë djerrë për shkak të mungesës së vaditjes, por edhe përmbytjes së tokave për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
Tashmë në fushat e Domosdovës, më në fund të ze syri fermerë që punojnë në tokat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb