TIRANE

Zonës së Bregut të Lumit do i shtohen pemë të reja. Mësohet se të gjitha pemët që u shkulën nga zona e Unazës së Madhe, përgjatë segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana do të mbillen përgjatë gjithë bregut të Lumit Tirana.

Siç shihet edhe nga fotot, punonjësit e Drejtorisë e Punëtoreve të Qytetit nr.1, i kanë hequr pemët me gjithë pjesën e rrënjëve dhe i kanë transportuar ato me kujdes për t’i mbjellë në zonën e Bregut të Lumit.

Kujtojmë se në zonën e Unazës së Madhe po hiqen edhe shtyllat e ndriçimit, ndërsa banorët e zonës të cilëve u shemben banesat nga projekti në fjalë, vijojnë protestat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: