Mijëra krijesa që ngjajnë me penisët kanë dalë në breg të një plazhi në Kaliforni. Krijesat në fakt janë krimba të dhjamosur dhe njihen me emrin shkencor Urechis caupo. Edhe pse ato janë një lloj krimbi, gjerësisht ato njihen si ‘peshku penis’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krijesat kanë dalë në buzë të detit dhe janë varrosur thellë nën rërë, pas stuhive të fundit që përfshinë Beach Drakes, rreth 50 km në veri të San Franciscos.

Biologu Ivan Parr, i pyetur nga Bbc thotë që ka prova që këto krijesat datojnë 300 milion vjet dhe disa prej tyre jetojnë deri në 25 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb