SARANDE- Persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin Grek nga zyrat e OMONIA-s në qytetin e Sarandës. Ngjarja e cila dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm është denoncuar nga Zyra e shtypit “BDMEG-OMONIA”.

Në një deklaratë për mediat, zyra e OMONIA-s thekson se kjo është hera e tretë brenda nja viti që “dhunohet flamuri grek”.

“Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të “Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek –OMONIA” në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme.

Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktarët”, thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të “BDMEG-OMONIA”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: