Në pak javë, Milan humbet gjithçka, eliminohet nga Kupa e Italisë, u turpërua në finalen e Superkupës përballë Inter, rikthehet në Serie A, pëson një humbje të rëndë përballë Lazio-s, praktikisht mbyll llogaritë edhe me çështjen titull, një situatë alarmante që pushton faqet e para të mediave italiane:

“Milani është i përçarë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Zhduket Milan”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht shifrave dhe situatës shqetësuese, Paulo Maldini beson te ky ekip, beson te Pioli: Me gjithë respektin për kritikat, jemi ende në vendin e dytë të klasifikimit, të vetëm. Arritëm Champions dhe titullin brenda dy vitesh, kjo skuadër në çdo rast është brenda objektivave.

A kam besim te Pioli? Shpresoja shumë që të mos e bënit këtë pyetje. As që diskutohet. Ne nuk jemi më Milani i viteve 90 që merrte kampion të mëdhenj, të bërë, tani kemi një strategji tjetër, duhet të kujdesemi për bilancet e klubit. Kemi një grup të plotësuar numerikisht. Ne e dimë që nuk jemi në nivelin e ekipeve të mëdha evropiane, këtë e dimë shumë mirë, nuk mund të ndryshojmë strategji, është e pamundur”, u shpreh Maldini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb