Është përcjellë për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Kush ishte Aneta Rama? Ajo ndërroi jetë në moshën 82 vjecare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi në “Facebook”, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritën e u bënë burra, e ku mbetën gjithnjë fëmijë.

“E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke marre shkas  nga situata e pandemisë , 2 vëllezërit Edi dhe Olsi Rama shkruajnë se në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit, është e pamundur që familjarët e miqtë të bëhën pjesë e  pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit.

“I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë” shkruhet në mesazhin e familjes Rama.

Aneta Rama ishte ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri, teksa në 2018 u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama përkujtoi ditën e lindjes së të atit, Kristaq Rama, që u nda nga jeta 22 vite më parë. Aneta Rama u percoll këtë të shtunë për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb