TIRANE – Një punishte druri dhe një fabrikë zifti janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Punishtja e drurit ndodhet në fshatin Çerek, ndërsa fabrika e ziftit në rrugën “5 Maji” në Kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur se zjarri në punishten e drurit në Çerek është përhapur në të gjithë punishten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Me të marrë njoftimin për zjarrin, 5 makina zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë 2 makina zjarrfikëse kanë mbërritur në rrugën ‘5 Maji’, ku po punojnë për shuarjen e flakëve në fabrikën e ziftit. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të lënduar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: