Një automjet është përfshirë nga flakët dhe më pas është shkrumbuar sot në By-passin e Fierit. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shtyllas.

Mësohet se ka qene një defekt në automjet që ka bërë që automjeti të përfshihet nga flakët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për automjetin tip Benz, i cili siç shihet dhe nga pamjet, është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: