Një tifoz i vogël i Atletico Madrid i është përgjigjur në mënyrë brilante një pyetjeje në provim.

Nxënësi në klasën e dytë fillore, duhet t’i përgjigjej një pyetje në lidhje bashkimin e fjalëve të veçanta në pjesë të përbëra. Në pyetjen e dytë, fjala “e kuqe” do të bashkohej me fjalën “e bardhë”. Përgjigjja e saktë ishte “bardhëkuqe”, por nxënësi u përgjigj “Atletico”.

Mësuesja pasi korrigjoi provimin mbeti e befasuar nga përgjigjja dhe për këtë arsye vendosi ta shpërndante në internet ku suksesi ishte i menjëhershëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb