KORCE
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur sot në Korçë.
Aksidenti ndodhi përpara pak minutash në hyrje të qytetit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se zetori ku i moshuari ishte pasagjer, është përmbysur.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i zetorit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.xh/Balkanweb)