Suksesi i Man.United në Carabao Cup ka qenë kryefjala në mediat britanike. “Djajtë e kuq” u rikthyen të fitojnë një trofe pas 6 vitesh, një periudhë e gjatë për një klub me kaq shumë traditë dhe që ka shpenzuar miliona këtë periudhë. Në fakt, në shifra tregojnë se United ka shpenzuar më shumë se sa rivalët e tyre, Man.City, detaj që nuk mund t’i shpëtonte Pep Guardiolës i cili gjeti rasti për t’i thumbuar: “Nuk kanë fituar sepse nuk kanë shpenzuar”, theksoi tekniku spanjoll, por faktet flasin ndryshe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në 6 vitet e fundit, Man.United kanë shpenzuar 685 milionë sterlina, ndërsa “qytetarët” kanë shpenzuar 660 milionë sterlina, por në këto 6 vite kanë fituar shumë trofe. Ky diskutim gjeti hapësirë sërish në faqen e para të mediave britanike, jo vetëm dy ekipet e Mançesterit, por edhe Chelsea, me blutë që kanë kaluar çdo limit teksa brenda një viti kanë shpenzuar aq sa United dhe City kanë shpenzuar në 6 vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb