Blerim Xhemaili dhe bashkshortja e tij kohët e fundit po mahnisin të gjithë stadiumet e Italisë. Futbollisti po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e Bolonjas duke dhuruar paraqitje fantastike deri më tani, ndërsa Eriona, bashkëshortja, me hijëshin e saj është bërë një nga tifozet më të spikatura në tribunat e stadiumeve.

Për të kurorëzuar momentin e mirë që po kalojnë, Blerim Xhemaili dhe ish-Miss Shqipëria kanë realizuar një set fotografik ku kanë pozuar me rroba banjo. Siç duket edhe nga fotot, jo më kot të dy personazhet pak kohë më parë u bënë “shënjestër” e portaleve italiane, me Erionën në qendër të vëmendjes.

Në atë kohë titulli më i lexuar ishte: “Xhemaili, futbollisti që ka arsye për të shkëlqyer më shumë se të tjerët”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb