Lokalet dhe restorantet kanë rihapur aktivitetet e tyre, pasi qëndruan të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ashtu siç u përcaktua edhe nga protokollet e ministrisë së Shëndetësisë, këto biznese do i duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre nën masa të rrepta sigurie, siç është dhe zbatimi i higjienës, apo dhe shërbimi nga ana e personelit me maska.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se si shërbejnë disa bare në kryeqytet, ku personeli është me maska dhe doreza, ndërsa tavolinat për klientët, janë të vendosura në distancë me njëra-tjetrën dhe shërbehet vetëm në ambientet e hapura.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: