TIRANE

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e saj shqiptare. Ajo e ka treguar gjithmonë hapur nga vjen, edhe pse suksesi i saj nuk njeh kufij.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.ka thë më herët këngëtarja me origjinë shqiptare.

Së fundmi në rrjetin social, ajo ka publikuar një pikturë me motive kombëtare. Në të shfaqet Rita, teksa në krahun e saj qëndron një shqiponjë që mban dy flamujt, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“E dua këtë”, shkruan ajo duke iu referuar fotografisë dhe mesazhit të saj. Rita duket se emocionohet nga këto gjeste dhe ndihet krenare për origjinën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: