Barcelona fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2, ndërsa Real Madridi ndaj Villarrealit 2-3, por pas përfundimit të ndeshjeve nuk kanë munguar polemikat. Fitorja e “Los Blancos” erdhi me një përmbysje rezultati, por edhe me shumë polemika, veçanërisht te goli i barazimit 2-2 i shënuar nga Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë. Portugezi shënoi nga penalltia pasi gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh sepse sipas tij lojtari i “Nëndetëses së Verdhë”, Burno, kishte prekur topin me dorë.

Por, në përsëritje shikohet se topi ka prekur në gjoksin e lojtarit dhe jo në dorë dhe normalisht që kjo shkaktoi pakënaqësi te lojtarët e tifozët e Villarrealit, por edhe te ata të Barcelonës, të cilët tashmë janë në luftë të me Realin për titullin kampion.

Mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique, edhe një herë ka dal publikisht me ankesat e tij ndaj arbitrimit pro Real Madridit dhe si gjithmonë ai shfrytëzon profilin e tij në Twitter për të shfaqur pakënaqësitë e tij ndaj Realit dhe ishte çështje sekondash që ylli i Barcelonës të ‘sulmohet’ virtualisht nga shumë tifozë të Realit.

“Kundër të njëjtave ekipe. 8 pikë. Dyshimet janë edhe në shtypin e Madridit”, ka shkruar Pique pas fitores së Realit.

Pique

https://www.youtube.com/watch?v=2MTGbknJPac

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: