Një grup kriminal i përbërë nga 11 persona është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ishin 7 gra, një prej tyre edhe shqiptarja e quajtur Evthimia Arjan Tafani nga Belshi, e lindur më 1995.

Grupi u godit më 1 shkurt të këtij viti ndërsa së fundmi janë publikuar dhe të dhënat nga veprat penale që ata kryenin. Ata u proceduan për organizatë kriminale, formim dhe anëtarësim në organizatë kriminale për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe grabitjes, grabitjes në grup, vjedhje, kryer nga dy ose më shumë persona të organizuar nga, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të veprës penale (vjedhjes), armëmbajtje pa leje, armëmbajtje të armëve për gjueti pa leje dhe gëzhoja për armë gjuetie, mbajtje pa leje municioni dhe posedim pa leje të sendeve të tjera të palejueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb