POGRADEC- Policia Kufitare e Korçës shpëton një 50-vjeçar në liqenin e Pogradecit.

Pas njoftimit në orën 07:55 nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Pogradecit për një shtetas me varke, i cili kërkonte ndihme në brendësi të liqenit, brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues ì SPKM-Pogradec.

Policia Kufitare e ka nxjerre prej aty 50-vjeçarin Y.B., nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me ambulance ne spitalin e Pogradecit, ku iu dha ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb