Rikthimi i Pogba në Torino mund të vijë më shpejt se sa parashikohej. Mesfushori francez me sa duket e ka me nxitim, kërkon të vihet sa më shpejt në dispozicion të Allegrit. Në fillim flitej se Pogba do të zbarkonte në Torino në fillim të muajit korrik, por sipas “Tuttosport”, “gjeli” pritet të zbres në Continassa në ditët në vijim. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, drejtuesit e klubit bardhezi po sistemojnë detajet e fundit të kontratës në mënyrë që Pogba të kryej vizitat mjekësore dhe javën e ardhshme të hedh firmën mbi kontratë.

Tuttosport
Tuttosport

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Juve po punojnë edhe për rinovimin e kontratës me De Ligt. Palët kanë parashikuar një takim në ditët në vijim por vështirë se mund të gjejnë një kompromis të shpejtë. Përfaqësuesit e De Ligt kërkojnë të ulin klauzolën e largimit prej 120 milionë euro ndërsa drejtuesit e Juves kërkojnë të ulin pagën e tij vjetore, aktualisht De Ligt përfiton 11 milionë euro.

Angel Di Maria
Angel Di Maria

Në lidhje me Di Maria-n, një tjetër objektiv në këtë merkato vere, Juventus i ofron argjentinasit një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë 7 milionë euro në sezon. Këto ditë në Torino pritet të vijë bashkëshortja e argjentinasit për të parë qytetin, nëse është i përshtatshëm për familjen e sajë, me sa duket do të jetë ajo që do të jap përgjigjen finale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb