Porsche ka zbuluar një model të 911 Turbo S Exlusive Series, dhe ashtu siç mund të kuptohet edhe nga emri, kjo veturë është ekskluzive.

Vetëm 500 njësi të Porsche 911 Turbo S Exlusive Series do të prodhohen nëpër gjithë botën.

Motorin e ka 3.8 litërsh biturbo, i cili prodhon 607 kuajfuqi, pra është 27 kuaj fuqi më shumë se modeli standard Turbo S. Ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë kjo makinë e arrin për më pak se 3 sekonda.

Gjëja më e dukshme e 911 është ngjyra metalike e artë, e cila mund të gjendet vetëm në Seritë Ekskluzive.

Porsche 911 Turbo S Exclusive Series çmimin fillestar do ta ketë 260 mijë euro në Gjermani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: