Porsche ka njoftuar se ka zgjeruar linjën e “Porsche Cayenne” të edicionit Platinum në katër modele, ku përfshihet edhe një ngjyrë e re.

Në linjën e re përfshihen dy modele të “Cayenne S”, njëri me benzinë e tjetri me naftë.

“Modelet e edicionit të ri Platinum janë demonstruar nga pamja e tyre fantastike, ndërsa nga ngjyrat standarde të pjesës së jashtme që ishin bardhë e zi, tani i janë shtuar edhe Jet e zezë, bojëgjaku, vjollcë e mbyllët, e bardhë shkëlqyese dhe e argjendtë e shkëlqyer”, kanë treguar nga kompania e Porsche.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: