Një 71-vjeçare nga Vlora prej 5 ditësh rezulton e humbur në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për shtetasen Nadire Nelaj, e cila kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.

Kanë qenë familjarët e zonjës ata që kanë bërë publike rastin në ‘BalkanWeb’, ndërsa apelojnë për ndihmë nga qytetarët.

Ata ftojnë qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e zonjës, të njoftojnë. Ndonëse familjarët e Nelajt kanë bërë denoncim për rastin në polici, ende nuk është rënë në gjurmët e saj. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi, ndërkohë që në momentin që është larguar nga banesa kishte veshur një palë pantallona blu dhe një xhup ngjyrë bezhë.
Numri i telefonit ku mund të kontaktoni: 0682222078

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: