Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Gjilan të Kosovës me kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Së bashku me ta, në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Meta shprehet se tërmeti në Shqipëri ka bërë që solidariteti mes shqiptarësh dhe ndërkombëtar të jetë më i madh.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën. ??❤?

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb