Presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulu, gjatë vizitës së saj në Panairin e Librit në Selanik, u ndal në stendat shqiptare.

Ajo bisedoi e më botuesin e “Diturisë” dhe bisedoi me drejtorin e saj, Petrit Ymeri, për botimet shqiptare. “Është kënaqësi e madhe që ju botoni letërsi greke dhe libra të emrave të mëdhenj të letërsisë greke, si Janis Ricos dhe Vassiliss Vassilikoi”, tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky është panairi i 18-të ndërkombëtar i Selanikut ku shkojnë të gjithë botuesit grekë, shkrimtarë, agjentë letrarë. Ndihmohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Selanikut. Pranë stendës shqiptare është stenda e Panairit të Librit të Frankfurtit, e Institutit Francez, botues nga shumë shtete vende. Gjermania është vendi mik i Panairit të Selanikut. Sigurisht pjesëmarrja është e kujdesshme për shkak të masave anticovid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb