Atletico Madrid ka prezantuar sot uniformën e re me të cilën do të luajë në sezonin e ardhshëm. Në një foto të publikuar dallohen futbollistët Saul Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez të cilët shoqërohen me moton “ndjenjë e pakrahasueshme”.

Bie në sy se futbollisti më i rëndësishëm i “Los Colchoneros”, Antoine Griezman, mungon në këtë prezantim. Për 26-vjeçarin francez thuhet se në verë do të transferohet te Barcelona dhe me këtë zgjedhje duket se edhe Atletico është dorëzuar.

“Fanella për sezonin e ardhshëm paraqet ngjyrat tona kuq e bardhë, me vija karakteristike, me detaje blu në pjesën e poshtme. Këtë herë, çorapet janë të kuqe, ndërsa pantallonat mbajnë blunë klasike. Në uniformë nuk mungon edhe një flamur spanjoll, përfaqësues i vendit tonë”, – shpjegon Atlético Madrid në faqen e vet të internetit.

384492_TS_24-05-18_6878919390_

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb