Ajo feston ‘Ditën e Falenderimeve’ në shtëpi, me gjelin e saj të detit, ai është në Karaibe. Pavarësisht që lidhja e tyre është bërë publike, Meghan Markle dhe princi Harry vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit.

Për artisten bukuroshe nuk ka mbërritur ende momenti për të shoqëruar vëllain e William në vizita zyrtare dhe për të organizuar një vizite tek gjyshja, Mbretëresha Elisabetta…

Ai në Karaibe me këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta, teksa zhvillon takime, ajo Meghan, në shtëpi, tregon me krenari gjelin e gatuar për Ditën e Falenderimeve.

Cifti i ri edhe pse ndodhet në distancë nuk e humb kurrë buzëqeshjen. Kishte kohë që nuk e shihnim Harry kaq të lumtur, ashtu si dhe protagonisten e ‘Suits’.
Meghan u fotografuar dy javë më parë pranë Kensington Hight Street, duke u përpjekur të takojë sa më shpesh të mundet princin e saj.

Edhe pse William dhe Kate e aprovojnë lidhjen e tyre, për Markle është pak shpejt për të shoqëruar të fejuarin e saj në festa dhe evente zyrtare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: