Një person është qëlluar për vdekje në Athinë pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Agia Varvara, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje droge.

Personi i ekzekutuar ende nuk është identifikuar, por sipas burimeve policore, mësohet se viktima ndodhej me tre persona të tjerë në një shtëpi.

Mes tyre ka nisur një debat dhe të gjithë së bashku kanë dalë në rrugë dhe më pas njëri prej tyre është qëlluar për vdekje, ndërsa tre personat e tjerë që ishin me të janë larguar.

Viktima është pikasur pak para orës 15:00 nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar Policinë dhe një ambulancë.

Disa ditë më parë, viktima, ishte sulmuar nga persona të panjohur që dyshohet se e kishin rrahur. Gjithashtu, pak kohë më parë, pjesëtarët e bandave të trafikut të drogës në këtë zonë kanë pasur një përleshje të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: