KOSOVË

Qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë kanë dhënë një shembull të mirë të respektimit të masave në luftën kundër koronavirusit.Një fotografi që po shpërndahet nga qytetarë të shumtë, përfshirë politikanë, tregon qytetarët që presin në radhë për bukë duke respektuar distancën e rekomanduar nga institucionet.

“Pritja për bukë. Shembull i qytetarisë së ndërgjegjshme. Ju faleminderit që bëni gjithçka më të lehtë”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka duartrokitur këtë veprim të qytetarëve. Në një postim në Facebook ai ka ndarë dy fotografi, një të radhës së qytetarëve që respektojnë distancën dhe në tjetrën një rrugë të zbrazët me ç’rast kuptohet se qytetarët po respektojnë apelin për të qëndruar në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb