Manchester United zyrtarizoi pak orë më parë se ka ndërprerë kontratën me Zlatan Ibrahimovic pas kërkesës së këtij të fundit për të qenë një lojtar i lirë. Suedezi në ditët në vijim pritet të nënshkruajë kontratën me klubin amerikan të Los Angelos Galaxy, por ndërkohë ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar klubin anglez dhe jo vetëm për 2 vitet e kaluara.

“Gjërat e mëdha gjithashtu kanë një fund dhe është koha për t’u larguar pas dy sezoneve fantastike me Manchester United. Falënderimet për klubin, tifozët, skuadrën, trajnerin, stafin dhe çdokënd që ka ndarë me mua këtë pjesë të historisë time. Përgjithmonë i kuq.”- mbyll Ibrahimoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb