TIRANE

Pritjes siç duket i ka ardhur fundi! Nga disa foto të publikuara nga LSA shihet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që po i afrohet sallës së gjyqit.

Teksa ndodhej prej disa orësh në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Tahiri bashkë me mbështetës të tij po futet ne sallë. Në pamjet në fjalë Tahiri shfaqet serioz, ndërsa që prej orës 16:00 ishte në pritje të vendimit final.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se që prej orës 12:30 gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka ishin mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërsa dolën prej pas 9 orësh.

Prokuroria kërkoi dënimin e Saimir Tahirit me 12 vite burg, duke e akuzuar për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb