Drejtuesja politike e LSI në Durrës, Elona Guri është proceduar nga Policia pasi ka protestuar kundër gjobës 5 milionë lekë të reja ndaj kryetarit të shoqatës ‘’Durrësi Autokton’’ Abdullah Deliallisi, që organizoi një takim për të nderuar figurës e arkeologut, Vangjel Toçe.

Guri thotë se shteti ushtron terror nga pensionistëve e intelektualëve, ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët.

Ajo premton se gjithmonë do të ngrejë zërin për Durrësit.

 

STATUSI NGA ELONA GURI

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-covid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.

Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.

Elona Guri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj ?

#LSI ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb