SHBA

Kourtney Kardashian ka gjetur lumturinë e saj me Travis Barker. Lajmin e dha vetë ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ me një postim ku shkruan: “Përgjithmonë”.

Sipas ‘TMZ’ vendi ku u realizua surpriza dhe propozimi ishte në një hotel buzë detit në Montecito, Calif.

Travis u ul në gjunjë duke surprizuar partneren e tij rrethuar nga trëndafila të kuq dhe qirinj, teksa dielli perëndonte. Jeta për çiftin e famshëm, tashmë do marrë një tjetër kthesë me zyrtarizimin e lidhjes që ka bërë gjithë botën të flasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb