Përpara fillimit të takimit Shqipëri-Norvegji në tribunën anësore të “Elbasan Arenës” po përgatitej një propozim për martesë nga një prej tifozëve. Kjo u evidentuar nga 3 banderola në të cilën shkruhej: “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”.

Dhe nga se “BalkanWeb” mëson në pushimin ndërmjet dy pjesëve përgjigjja e vajzës ka qenë “po”.

propozimi 2

propozimi 1

Ideja ka qenë e njërit prej anëtarëve të “Tifozave Kuq e Zi”. Ai në rrjetet sociale përpara takimit ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb