TIRANË

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Unazës së Re por jo vetëm janë përleshur me policinë. Ata kanë tentuar të çajnë rrethimin e formuar nga efektivët e policisë për të hyrë në parlament ku po zhvillohej seanca plenare, ndërsa kanë protestuar për rreth dy orë.

Më pas ata janë larguar por kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës në orët e pasdites. Banorët kanë deklaruar se do të rinisin revoltën e tyre në orën 17:00.

Nga përplasja mes forcave të policisë  dhe banorëve të Astirit është lënduar nga protestuesit nëndrejtori i Policisë  së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu 12 punonjës policie janë lënduar si pasojë e tymuesve dhe shashkave, ndërsa janë marrë nga ambulanca dhe janë transportuar në spital. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se policia ka shoqëruar disa protestues në komisariat dhe ka bërë thirrje të mos hidhen mjete piro teknike dhe tymuese.

Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos. Banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe banorët e Shkozës.
Me pankarta në duar ku shkruhet: “Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” protestuesit i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.

20 mjete të FNSH-së janë prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta.

Gjithashtu situata do të monitorohet nga kreu i policisë së Tiranës dhe dy nëndrejtorët e këtij institucioni.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës” raporton nga terreni  për “BalkanWeb”, gazetarja  Dorjana Bezat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb