RUSI

Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të opozitarit dhe kritikut më të ashpër të Putin, Alexei Navalny-t,

Protestuesit, të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta deri në -50 gradë në lindje të Rusisë dhe Siberi, janë përplasur me policinë. Bëhet e ditur se më shumë se 200 prej tyre janë shoqëruar në polici.

Në Moksë protestuesve i është bashkuar dhe bashkëshortja e Navalny, Yulia e cila u kthye në Rusi ditën e diel së bashkë me të. Ajo ka thënë se në protestë ka dalë për vetën, për fëmijët e saj, për bashkëshortin, për vlerat dhe idetë që ndajmë. Sipas dëshmirë së një gazetarit të Ansa-s policia ka ndaluar me dhunë dhe një djalë 12 vjeç.

Protestuesit hodhën thirrje kundër policisë “Fashistë, fashistë”.

Pak ditë më parë, një gjykatë në Rusi la në burg për 30 ditë liderin e opozitës për shkelje të dënimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë. Pasi arriti t’i shpëtonte helmimit, Navalny bëri thirrje për protesta masive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: