Të paktën 13 gazetarë dhe 12 qytetarë të tjerë raportohet se janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë në Shën Petersburg.
“Ata nuk shpjeguan arsyen e ndalimit”, shkroi gazetari Andrey Okun në kanalin e tij Telegram.

Ai tha se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë shtypi dhe mbanin kartat e tyre të shtypit: “Por kjo nuk është me interes për askënd, qëllimi është të sigurohemi që askush të mos mbulojë asgjë.”

Demonstratat kundër luftës po zhvillohen në mbarë botën, përfshirë Rusinë – ku kritiku i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve atje që të mbajnë qëndrim kundër Presidentit Putin dhe pushtimit të Ukrainës.

Policia arrestoi disa nga protestuesit në sheshin Manezhnaya në qendër të Moskës, siç mund ta shihni më poshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb