Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë? “Daily Maili” ka publikuar sot disa foto të aktores, në të cilat pretendohet se Monroe ka qenë shtatzënë, ndërsa fëmija nuk ka qenë i bashkëshortit të saj Arthur Miller.

Fotot në fjalë kanë qenë pasuri e çmuar e shoqes së saj, Frieda Hull, e cila u nda nga jeta në 2014-ën. Ky fakt konsiderohet si një sekret tronditës që ylli i ekranit të asaj kohe e mbajti deri në vdekje. Foto janë shkrepur më 8 korrik të 1960, në Nju Jork.

Ndërkohë, thuhet se babai i fëmijës ka qenë Yves Montand. Po ashtu thuhet se Marilyn Monroe nuk mundi ta lindte këtë fëmijë për shkak të disa problemeve, pavarësisht ëndrrës së saj të madhe për t’u bërë nënë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb