AZI- Me bukuritë natyrore, Filipinet gjithmonë kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa lumi nëntokësor Porto Princes, i cili ndodhet në një zonë të mbrojtur, në ishullin Palawan, është një nga atraksionet më të njohura të këtij vendi. Parku Kombëtar i lumit nëntokësor Puerto Princesa është themeluar në vitin 1971, ndërsa në vitin 1999, UNESCO e ka futur atë në listën e Trashëgimisë Botërore në Azi.

Puerto-Princesa16

Zyrtarisht, më 28 janar 2012, lumi është shpallur një nga shtatë mrekullitë e reja natyrore të botës.

I tërë Parku Kombëtar përfshin një nga sistemet më të mëdha dhe më mbresëlënëse të shpellave në botë, peizazhe spektakolare, bukuri natyrore të paprekura, pyje të pashkelura, si dhe një florë dhe faunë të pasur.

Puerto Princesa10

Vet lumi nëntokësor rrjedh nëpërmjet një vargu shpellash spektakolare, me një gjatësi të  përgjithshme prej 8,2 kilometrash. Në këtë lumë, që derdhet në oqean, drejtpërdrejt ndikojnë batica dhe zbatica, të cilat njëherësh edhe e bëjnë atë një fenomen natyror. Puerto-Princesa15

Puerto Princesa18Puerto Princesa17Puerto Princesa14Puerto Princesa13Puerto Princesa12Puerto Princesa11Puerto Princesa9Puerto Princesa8Puerto Princesa7Puerto Princesa6Puerto Princesa5Puerto Princesa4Puerto Princesa3Puerto Princesa2Puerto Princesa1

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: