Grupet operative të OSSH në Durrës kanë zbritur në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në fiderin F8, që furnizon me energji elektrike një pjesë të Golemit.

Në një njoftim për media, OSSH bën me dije se problemi pritet të zgjidhet brenda një ore dhe të rikthehet energjia në këtë zonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i OSSH:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, grupet operative të teknikës OSSH Durrës janë duke punuar për riparimin e defektit në fiderin F8, me tension 20kV, i cili lidhet me Nst Golem.

Ky fider furnizon zona si Mali i Robit, një pjesë të Golemit, dhe pjesërisht Qerretin. Në terren janë angazhuar disa struktura, drejtuar nga qendra, kurse zgjidhja, pra furnizimi, pritet vijë brenda 1 ore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb