TIRANE- Pavarësisht se mund të kenë qenë ditë të ngarkuara për ministrin në ikje, Saimir Tahiri, dikush ka menduar t’i bëjë edhe një surprizë të këndshme.

Kanë qenë pikërisht punonjës të Komisariatit Rrugor të Tiranës, ku me pankartë në duar “Saimir Tahiri, histori suksesi” kanë përshëndetur Tahirin, i cili largohet nga posti i ministrit të Brendshëm, për t’u zëvendësuar nga Fatmir Xhafaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Tahirit i kanë dhuruar dhe një bluze me stemën e Policisë rrugore, e cila po firmohet nga shefi i Rrugores, Komandanti i Qarkullimit, si dhe gjithë efektivët.

Ndërkohë, Tahiri ishte për t’u përshëndetur në fund të detyrës së tij dhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku i dhuruan një skafandër të Shqiponjave dhe një Dvd me momentet më të bukura festive gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: