Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit 27-vjeçar në Mykonos të Greqisë, pas një sherri mes dy bandave shqiptare.

Mediet fqinje publikojnë foton e të riut shqiptar, që humbi tragjikisht jetën, pasi u godit me thikë në zemër. Dyshohet se sherri mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur për konflikte droge. Ndërkohë, 27-vjeçari që mbeti viktimë punonte në ndërtim në Greqi.

Ai kishte shkuar ilegalisht në ishullin grek që prej shkurtit të këtij vitit dhe ishte pa dokumente. Nga ana e saj, policia greke ka arrestuar disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe autori kryesor i krimit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb