Djali i filantropit George Soros, Alexander Soros ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri në këtë sezon veror turistik.

Ai gjithashtu ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në bregdetin shqiptar.

Në Instagram, Soros shkruan se ishte mirë të kthehej në bregdetin e bukur shqiptar dhe të takonte mikun e tij të mirë, Edi Ramën.

Ndërkohë për ndjekësit ai ka hedhur disa foto të rivierës shqiptare të cilën e quan si një nga më të bukurat dhe të paprishurat e Europës.

 

STATUSI NGA ALEXANDER SOROS

Ishte shumë mirë të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Rrëshqitni për disa fotografi të rivierës më të bukur dhe të paprishur të Evropës.

# shqiperia

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb