SHBA

Katie Holmes nuk e ka aspak problem që të shfaqet në publik me të dashurin e saj të ri, shefin e njohur Emilio Vitolo Jr.

Aktorja e famshme u kap mat sërish në momente intime me 33-vjeçarin. 44-vjeçarja e kishte mbërthyer me krahët e saj të dashurin dhe dhanë “shfaqje” teksa putheshin në trotuar.

Pasi kaluan disa ditë romantike së bashku, dyshja tani duket se është e pandashme. Ata fotografohen herë pas here jashtë restorantit të familjes së Emilios në Nju Jork.

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise dukej mjaft mirë në shoqërinë e të dashurit të ri, ndërsa të dy vështronin njëri-tjetrin me maskat e fytyrës të ulura poshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb