TIRANE

Ndonëse është komentuar për lidhje të ndryshme që prej ndarjes nga ish-e fejuara e tij, Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka ditur të jetë mjaft privat përsa i përket jetës personale.

Megjithatë pavarësisht përpjekjeve për të qenë sa më i kujdesshëm, Qalliu është fotografuar së fundmi duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në bregdetin e Shqipërisë me një vajzë brune, identiteti i të cilës nuk dihet akoma.

Në një foto të siguruar nga revista Who dyshja duket se ka shijuar temperaturat e larta, detin dhe romancën bashkë gjatë ditëve të nxehta të verës 2020.
Nuk dihet nëse Seldi do të tregojë diçka më shumë rreth jetës së tij private, ndonëse fotot e mëposhtme flasin vetë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: