Një natë katasrofike ishte mbrëmja e së hënës për Chelsea-n që u mund në kampionat me shifrat 4-1 në transfertë kundër Watford.

Vendasit nga ana tjetër morën 3 pikë shumë të rëndësishme, por pavarësisht kësaj jo të gjithë ishin të kënaqur. Futbollisti brazilian i Watford, Richarlison, filloi të qante në stolin e rezervave pas zëvendësimit në minutën e 65-t kur rezultati ishte 1-0.
360571_TS_06-02-18_9158767830_ (1)

360571_TS_06-02-18_9158767830_

360634_TS_06-02-18_7304845489_

Duke folur për ESPN Brazil pas ndeshjes, Richarlison zbulon arsyen: “Po qaja pasi doja të luaja dhe të ndihmoja shokët e ekipit, por në fund ai që u fut në vendin tim bëri një punë të mirë kështu që çdo gjë në rregull.”
nintchdbpict000382970181
Vendimi i trajnerit u duk sikur ishte i gabuar pasi sapo doli braziliani Chelsea barazoi përkohësisht rezultatin, por tre gola të shpejtë i dhanë fitoren në fund të takimit vendasve.

“Ka qenë një mbrëmje e paharrueshme, jam shumë krenar për skuadrën time. Jam i lumtur për tifozët.”-u shpreh trajneri i Watford.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb